Ministri Hasani në aksion në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 13:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, ka organizuar një aksion në sheshet e kryeqytetit.

Hasani ka bërë shpërndarjen e disa fletushkave, që sipas tij, kanë për qëllim vetëdijesimin e konsumatorëve sa u përket blerjeve që bëjnë, raporton Ekonomia Online.

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit, kjo sipas ministrit tregon përkushtimin e Qeverisë për të mbrojtur qytetarët dhe siguruar për ushqimin që ata konsumojnë.

“Ne si ministri kemi punuar shumë në avancimin dhe vetëdijesimin e konsumatorëve, jemi duke lansuar fushata të vazhdueshme për vetëdijesimin e konsumatorë të tregojmë se çdo qytetarë ka të drejt ankese, zgjedhjen e lirë të produkteve të tyre”.

“…kemi të drejtë të ndërhyrjes sa i përket rregullimit të tregut, kemi inspektoratin dhe besoj që qytetarët do të na ndihmojnë më së mirë pasi që kemi krijuar qasje që ata ti adresojnë gjitha pakënaqësitë, kërkesat që kanë dhe menjëherë ne do të ndërmarrin masa jemi koordinim të plotë mes departamentit konsumatorit dhe inspektoratit”, ka thënë ai.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/ekonomi/hasani-skemi-inspektore-te-mjaftueshem-konsumatoret-te-na-ndihmojne-ne-inspektim/

Të ngjashme