Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në prag të mbajtjes së konferencës së ministrave “Turizmi dhe zhvillimi ekonomik”, që nesër do të mbahet në Sofje të Bullgarisë ka bërë me dije se sot është takuar me ministren e Turizmit të këtij vendi Nikolina Angelkova dhe ministrin e Turizmit të Turqisë, Numan Kurtumlus.
Pjesë e kësaj konferencë do të jenë ministrat të kësaj fushe nga të gjitha shumë vende të Evropës.
Këtë e ka bërë me dije ministri Hasani përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Në prag të mbajtjes së konferencës së ministrave “Turizmi dhe zhvillimi ekonomik” e cila do të mbahet nesër në Sofje të Bullgarisë, sonte takova ministren e Turizmit të këtij vendi Nikolina Angelkova dhe ministrin e Turizmit të Turqisë, Numan Kurtumlus. Në këtë konferencë do të diskutohet për perspektiven ekonomikë të Ballkanit Perëndimor dhe me theks të veçantë për Turizëm”, ka shkruar ministri Hasani.