Ministri i Financave, Avdullah Hoti e ka kritikuar mocionin e opozitës të dërguar sot në Kuvend. Hoti i ka quajtur shumicën e nënshkruesve si shkaktar të problemeve të përmendur në mocion.
“I lexova me kujdes pikat e mocionit te nenshkruar nga opozita dhe disa deputete te PDK-se.
Me perjashtim te deputeteve te Vetevendosjes, te gjithe te nenshkruarit e tjere jane shkaktare te problemeve te permendur ne mocion.
Nuk e kuptoj se ku eshte etika e nje veprimi te tille politik. Si mund te kritikohet ligji i Trepces?
Ju siguroj se mocionet e tilla nuk do te mund te ndalin politikat antikorruptive te vendosura tanime ne menyre sistematike nga Qeveria Mustafa” shkruan Hoti në Facebook.