Ministri Hoti takohet në Tiranë me homologun Ahmetaj

Prishtinë | 18 Jan 2017 | 11:50 | Nga

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore, Sakip Imeri, u.d. drejtori i përgjithshëm i Doganës, Fahri Gashi, si dhe drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë, Shkëlzen Morina, po zhvillojnë një vizitë në Republikën e Shqipërisë.

Me këtë rast, Hoti pritet të nënshkruajë me ministrin e Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin mbi realizimin e Kadastrës fiskale.

Ekipi i Ekonomia Online gjendet në Shqipëri me ç’rast do të sjellë detaje rreth vizitës dhe videolajmin e plotë.

16144999_1675899602425409_1031373940_o

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme