Dy ditë pas provokimit me trenin “rus”, më 16 janar ministri Hoxhaj ua ka nisur një letër 49 homologëve të tij, duke ua bërë me dije se ky rast nuk është i izoluar, por pjesë e një qasjeje sistematike armiqësore e Serbisë ndaj Kosovës. Në letër përmenden deklaratat, ndërtimi i murit, tërheqja e ministrave serbë dhe e deputetëve nga institucionet e Kosovës, arrestimi i z. Haradinajt, i Nehat Thaçit.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, u ka dërguar letër personale katërfaqëshe 49 ministrave të Jashtëm, në të cilën është detajuar rasti i përpjekjes provokuese për ta futur një tren ilegal nga Beogradi në Kosovë dhe të ngjarjeve të fundit të interferimeve direkte të Beogradit në Kosovë.
Dy ditë pas provokimit me trenin “rus”, më 16 janar ministri Hoxhaj ua ka nisur këtë letër homologëve të tij duke ua bërë me dije që ky rast nuk është i izoluar, por pjesë e një qasjeje sistematike armiqësore e Serbisë ndaj Kosovës, në të cilën përmenden deklaratat, ndërtimi i murit, tërheqja e ministrave serbë dhe e deputetëve nga institucionet e Kosovës, arrestimi i z. Haradinajt, i Nehat Thaçit, etj.
“Ka pretendime të Serbisë për ta realizuar vetveten jashtë kufijve të saj dhe që rrezikon stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit”, shkruan në letër, të siguruar nga gazeta “Zëri”
Hoxhaj përmes kësaj letre kërkon nga BE-ja që të jetë më e vëmendshme ndaj Serbisë për shkak se ka një gamë në rritje dhe të gjerë të provokimeve të Serbisë ndaj Kosovës.