Ministri i Arsimit pret ambasadorin Abbott, e falënderon për programin “Shkollat e Shekullit 21”

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka pritur sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i shoqëruar nga Angus Bjarnason, drejtor i British Council dhe Atashe për Kulturë.

Ministri Likaj ka falënderuar Ambasadorin Britanik për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, veçanërisht në sektorin e arsimit, ku ka dhënë një kontribut në madh, ndërsa përmendi programin “Shkollat e Shekullit 21”, si një nga mundësitë më të mira që iu është dhënë nxënësve tanë nga Mbretëria e Bashkuar.

Ministri Likaj theksoi se Kosova ka nevojë për mbështetje të mëtutjeshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerëve tjerë, në mënyrë që të realizohen politikat kombëtare në arsim, e që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.

Nga ana e tij, Ambasadori Abbort tha se investimi në arsim është investim në të ardhmen e vendit, ndërsa theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë partner i Kosovës në këtë sektor të rëndësishëm.

Gjatë takimit u bisedua edhe për përgatitjet që po bëhen për fillimin e vitit të ri shkollor dhe nevojën e mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë në këtë drejtim.

(Artikull i sponsorizuar)

Të ngjashme