Beograd, 10 shtator – Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq deklaroi sot se ndonëse nuk ka dëshmi, është i bindur se Prishtina është përgjegjëse për bllokimin e rrugëve në fshatin Banjë në Kosovë gjatë vizitës së presidentit të Republikës (së Serbisë) Aleksandar Vuçiqit, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.
Ky zyrtar serb vizitën e Vuçiqit në Kosovë e vlerëson të suksesshme, përmes të cilës “u dërgoi mesazh paqeje qytetarëve në këtë hapësirë”.
I pyetur nëse Serbia do të sillet në mënyrë diplomatike me rastin e vizitës eventuale të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Preshevë, kundër të cilit ka akuzë nga organet gjyqësore të Serbisë, Stefanoviq u përgjigj se MPB-ja do të zbatojë urdhrin e gjykatës, meqë Serbia qenka “shtet juridik”, transmeton Koha.net.