Ministri i Emirateve të Bashkuara Arabe: Ngushtica e Hormuzit nuk do të mbyllet nga Irani

Prishtinë | 12 Pri 2026 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) po kundërshtojnë mbylljen pothuajse të plotë të Ngushticës së Hormuzit nga Irani, duke deklaruar se rruga kryesore e transportit detar për naftë dhe gaz “nuk ka qenë kurrë në dorë të Iranit për ta mbyllur ose kufizuar”.

Sulltan Ahmed Al Jaber, ministri i industrisë i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe shefi i kompanisë shtetërore të naftës në Abu Dhabi, thotë në mediat sociale: “Çdo përpjekje për ta bërë këtë nuk është një çështje rajonale; është prishja e një linje jetësore ekonomike globale dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë energjetike, ushqimore dhe shëndetësore të çdo kombi”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.

Që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën veprime ushtarake kundër Iranit më 28 shkurt, Teherani ka kërcënuar se do t’u vërë flakën anijeve nëse ato përpiqen të përdorin rrugën ujore. Kjo ka sjellë ndalimin praktik të dërgesave dhe ka rritur çmimet globale të naftës dhe gazit.

Al Jaber thotë: “Vendosja e një precedenti të tillë është e paligjshme, e rrezikshme dhe e papranueshme. Bota thjesht nuk mund ta përballojë dhe nuk duhet ta lejojë.

Të ngjashme