Ministri i Financave mburret se po shtohen skemat sociale

Prishtinë | 24 Kor 2022 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të dielen një postim në Facebookun e tij duke u mburrur se këtë muaj ka 10,853 fëmijë që i janë shtuar skemës së shtesave për fëmijë e 1,992 gra skemës së shtesave për lehonat.

Ai ka treguar se të hënën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të realizojë pagesat për këto dy skema.

Të rikujtojmë se fëmijët do të ndihmohen me plot 10 euro në muaj, ndërkohë që inflacioni vetëm në muajin qershor ka shkuar në 14 për qind.

POSTIMI I PLOTË:

Vetëm këtë muaj kemi 10,853 fëmijë që i janë shtuar skemës së shtesave për fëmijë e 1,992 gra skemës së shtesave për lehonat.

Të hënën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të realizojë pagesat për këto dy skema.

Në muajin gusht do të hapim aplikimin për shtesat për fëmijë edhe për një gjeneratë, për të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2013.

Kështu do të vazhdojmë deri në përmbushjen e plotë të premtimit për të përfshirë të gjithë fëmijët e Republikës deri në moshën 16 vjeçare në skemën e shtesave për fëmijë.

Të ngjashme