Ministri i jashtëm grek kërcënon Shqipërinë nëse ngre çështjen çame

Prishtinë | 23 Maj 2022 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kërcënuar Shqipërinë me bllokimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, nëse ngre pretendime për pronat e çamëve.

Deklaratën, Dendias e bëri gjatë takimit me homologen Shqiptare, Olta Xhaçka në Tiranë.

Ka qenë ministrja Xhaçka ajo që ka theksuar nevojën për zgjidhjen e disa çështjeve mes dy vendeve, përfshi atë të pronave të çamëve.

“Ne besojmë dhe shpresojmë që konstruktiviti dhe vullneti i mirë për të kërkuar një zgjidhje të pranuar reciprokisht në një çështje kaq të vështirë sa ajo e hapësirave detaje mund të shërbejnë edhe si një shëmbull i qasjes konstruktive në të cilat vendet tona mike mund të fillojnë diskutime edhe për çështje të tjera sado të vështira që kemi trashëguar nga historia dhe nga periudha tragjike e luftës së Dytë Botërore siç ëhstë nevoja për të abroguar ligjin e luftës apo çështjet e të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të njeriut të komunitetit çam”, u shpreh Xhaçka.

Por Dendias ka qenë i prerë në përgjigjen e tij, duke kërkuar të “mos flitet për çështje që nuk ekzistojnë” në të kundërt Greqia do të bllokojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Dua të jem i çiltër me ju, kjo do të thotë që ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike, çështje që kanë të bëjnë me palën greke. Nuk mendoj se janë gjërat ashtu fiks siç paramendohen. Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese sepse kjo gjë do na çojë në pasojat e niveleve të shumëfishta ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin tuaj në Europë”, tha Dendias./albeu.com

Të ngjashme