Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Maltës, Carmelo Abela ka thënë se bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Maltës në aspektin tregtar dhe ekonomik do të rritet, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ai i bëri pas takimit me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.
“Diskutimet që i patëm u fokusuan në se si konkretisht mund të punojmë, për të angazhuar ekspertët tanë për të diskutuar mënyra konkrete në të ardhmen dhe pastaj të kemi komunitetin përkatës biznesor të diskutojnë dhe hulumtojnë mundësitë që të dyja shtetet mund t’i japin njëra-tjetrës”.
“…jemi të lumtur që bëjmë këtë dhe natyrisht do të vazhdojmë në javët dhe muajt në vijim dhe shpresojmë të kemi rezultate konkrete, jo vetëm për marrëdhënien miqësore, por edhe për të mirën e popujve tanë”.
Shala pas takimit tha se me ministrin maltez janë dakorduar që marrëdhëniet e mira në aspektin politik të shndërrohen edhe në aspektin ekonomik.
“Dy shtetet, Republika e Kosovës dhe Malta kanë marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike”.
“Unë dhe ministri u dakorduam dhe u zotuam të fillojmë që këto marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve tona në aspektin politik t’i shndërrojmë edhe në aspektin tregtar”.
“…besoj se llogaritet një vit i mbarë ndërmjet dy shteteve tona, që marrëdhëniet tona tregtare të kenë një nivel tjetër nga ai që është sot”.