Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka shprehur përkrahjen e tij për Kosovën në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut.
Cakaj ka postuar foton e lojtarëve të Kosovës në rrjetin social Facebook.
“Të dua Kosovë”, ka shkruar Cakaj.
Kosova zhvillon ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup. Ndeshja është vendimtare për kualifikim në Europian.