Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër (e martë) në një seancë solemne.
Arsyeja e mbajtjes së kësaj seance është vizita e ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.
Di Maio, siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës do të mbajë një fjalë rasti para deputetëve.