Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së bënë homazhe në Prekaz

Prishtinë | 15 Dhj 2018 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me zëvëndës ministrat e Mbrojtjes Agim Çeku dhe Burim Ramadani së bashku me një delegacion të gjerë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria zhvilluan homazhe në varrezat e heronjnë në Prekaz.

Fillimisht, ministri i Mbrojtjes Berisha dhe delegacioni i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-ja vendosën buqeta lulesh të freskëta tek varri i Komandantit Lexhendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes Jashari si dhe vizituan të gjiyha varret e të rënëve në kompleksin memorial ,,Adem Jashari’’ në Prekaz si dhe në Marinë të Skenderajt.

Më pas, delegacini i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së u pritën në odën e Jasharajve nga z. Rifat Jashari dhe Bekim Jashari, kryetar i komunës së Skenderajt, ku Jasharajt uruan krerët e Ministrisë së Mbrojtjes për Ushtrine e gjithashtu edhe ministri Berisha dhe delagacioni uruan Familjen Jashari duke shprehur nderë e lavdi për Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe sakrificën sublime të Familjes Jashari.

Ministri Berisha dhe komandant Rama u shoqëruan edhe nga Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Shkelzen Sylaj dhe komandati i Forcave Tokësore, general brigade Enver Cikaqi pastaj gjeneral majorët Zymer Halimi dhe Gëzim Hazrolli, gjeneneral brigade Irfete Spahiu, Fadil Hadergjonaj, Naim Haziri, Gjevahir Geci, Skender Zhitia si dhe oficerë tjerë të lartë të Ushtrisë.

Ky ishte aktiviteti i parë i Ministrit së Mbrojtjes dhe Komandantit të Ushtrisë së Kosovës pas votimit të Projektligjeve për tranzicionin e FSK-së.







Të ngjashme