Ministri i Mbrojtjes dhe u.d i drejtorit të Policisë ftohen në raportim në Komisionin për Siguri

Prishtinë | 24 Nën 2020 | 11:21 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar Projektligjin për plotësim dhe ndryshimin e ligjit për letërnjoftimet, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë që ky projektligj i plotëson kriteret që të procedohet për në seancë.

Më pas aty u diskutua edhe për raportin e ministrisë së Mbrojtjes, rreth zbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019.

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku tha se në raport janë evidentuar disa vërejtje.

“Pika e tretë është Shqyrtimi i raportit të Ministrisë së Mbrojtjes të Raportit të Auditori. Janë ngritur disa vërejtje”.

Deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica ka thënë se auditori është institucion i pavarura dhe se vlerësimet e tij duhet që të merren si të mirëqenë.

Kurse deputeti Ilir Tasholli ka thënë se komisioni duhet me dal me kërkesë për mbushjen e rekomandimeve që dalin nga ky dokument.

Komisioni u dakordua për të ftuar Ministrin e Mbrojtjes për raportim lidhur me rekomandimet e dala nga Auditori.

Musliu ka kërkuar që në takimin e radhës të jetë për raportim ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë.

Kurse deputeti Bekë Berisha ka kërkuar që të shkojë Komisioni në Vushtrri për vizitë në Akademinë e Sigurisë.

Të ngjashme