Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot para spitalit “Pirogov” tha se kanë vizituar personat që i kanë mbijetuar aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari, ku mbetën të vdekur 46 persona dhe 7 të tjerë të lënduar
Filipçe ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të lënduarve është e qëndrueshme.
“Të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Këto janë lëndime të lehta”, tha Filipçe.
Ai ka shtuar se është vetëm një pacient i cili ka pasur frakturë dhe analizat shtesë do të tregojnë nëse duhet intervenim.
Ndryshe, në aksidentin e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari, mbetën të vdekur 46 persona dhe 7 të tjerë të lënduar.
Viktimat janë shqiptarë, ndërkaq në mesin e tyre janë 12 fëmijë.