Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi
Vendosja si kusht për t’i pasur tri dozat e vaksinës kundër Coronavirusit, ndaj personave që duan të hyjnë në territorin e Kosovës, nuk po duket vendim i duhur, ministrit të Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali.
Andaj, ky i fundit ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Kosova, Rifat Latifin.
Sali, i ka kërkuar Latifit që ta heq këtë masë pasi qytetarët të cilët banojnë në Maqedoni të Veriut, janë kufizuar ndjeshëm nga kjo masë.
“Po ashtu, kolegut tim ia përcollа edhe brengën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që kanë lidhje familjare, biznesore e detyrime të tjera që i lidhin me Kosovën, e të cilët kjo masë i ka kufizuar ndjeshëm”, ka thënë Sali.
Latifi dhe Sali u tha se janë pajtuar se gjendja me pandeminë është pothuajse e njëjtë në të dy vendet.
“Duke konstatuar bashkërisht se gjendja me pandeminë në të dyja vendet është gati e njëjtë, ministri Bekim Sali kërkoi nga homologu i tij, Latifi, që ta rishqyrtojnë këtë vendim dhe të kërkojnë një mundësi tjetër që edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve të të dyja vendeve, por edhe të mos pengohet qarkullimi i tyre i lirë”, ka shkruar Bekim Sali.