Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencë të jashtëzakonshme për media njoftoi se për momentin nuk ka raste të reja të prekur me koronavirus.
Numri i të prekurve është 7 ndërsa për momentin po testohet një vajzë 16 vjeçare e cila ka shfaqur symptome të koronavirusit.
Ministri mohoi zërat se asistentë nga Tetova janë të infektuar me koronavirius. Ai tha beson që me masat parandaluese, pra me ndaljen e shkollave dhe tubimeve masovike me mbi 1000 njerëz, do të parandalohet edhe shpërndarja e virusit.
Ministri hodhi poshtë të gjitha të dhënat jooficiale të cilat sot kanë qarkulluar nëpër media, duke u bërë thirrje qytetarëve që të informohen vetëm përmes kumtesave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe informatave të konfirmuara.
Sa i përket mbylljes së repartit të dermatologjisë, Filipçe tha se se shpejti do të bëhen publike numrat dhe email adresat e mjekëve demratolog të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve nëse ka nevoja urgjente.
Ministri i Shëndetësisë tha se tani për momentin nuk është diskutuar për shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat janë të parapara të mbahen më 12 prill të këtij vitit.
Sipas funkionerëve të ekzekutivit, masa për ndaljen e zhvillimit të mësimit dhe tubimeve masoveike do të vazhdojë nëse situata nuk ka përmirësim, gjegjësisht, nëse paraqiten raste të reja me koronavirus.