Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë së Gjermanisë e shijon verën e Shulinës, mahnitet nga vreshtat e Rahovecit

Rahovec | 04 Tet 2023 | 11:32 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Ozdemir dhe ministri i Bujqësisë i Kosovës, Faton Peci, kanë vizituar vreshtat e Labinot Shulinës “Labi Wine” në Rahovec, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Ozdemir e Peci shijuan verën e Shulinës, teksa u mahnit me vreshtat e Rahovecit.

Më pas të dy do ta vizitojnë verarinë “Bodrumin e Vjetër”, ku priten nga pronari Ruzhdi Haxhijaha; gjithashtu edhe Kooperativën “Gratë e Krushës”, ku do të priten nga Fahrije Hoti.

Përderisa në orën 15:30 të dy ministrat do të takohen në Prishtinë. Ozdemir do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme