Ministri gjerman i Ushqimit dhe Bujqësisë në Kosovë, Peci e pret në pikën kufitare në Han të Elezit

Hani i Elezit | 04 Tet 2023 | 08:58 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Ozdemir, të mërkurën ka mbërritur për një vizitë në Kosovë, raporton Ekonomia Online. Atë në pikën kufitare në Han të Elezit e ka pritur ministri i Bujqësisë i Kosovës, Faton Peci.

Të dy bashkë gjatë ditës kanë një varg aktivitetesh: vizitojnë vreshtat në Rahovec dhe bisedojnë me fermerë; vizitojnë verarinë “Bodrumin e Vjetër”, ku priten nga pronari Ruzhdi Haxhijaha; vizitojnë Kooperativën “Gratë e Krushës”, ku do të priten nga Fahrije Hoti.

Përderisa në orën 15:30 të dy ministrat do të takohen në Prishtinë, raporton EO.

Të ngjashme