Komuna e Rahovecit po vazhdon mbështetjen për fermerët, duke investuar në modernizimin e sektorit të bujqësisë dhe zbatimin e teknologjive bashkëkohore.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në kuadër të kësaj mbështetjeje, fermerëve u janë shpërndarë gjithsej 74 sera, prej të cilave 26 me sipërfaqe nga 5 ari dhe 48 me nga 3 ari. Po ashtu, janë siguruar edhe tre mekanizma vetëmenaxhues për hapjen automatike të serrave.
Një tjetër hap drejt modernizimit është edhe fillimi i zbatimit të sistemit SMART për ujitje, plehërim dhe monitorim të serrave, projekt ky që po realizohet në partneritet me Fondacionin AGRODEV.
Përmes këtij projekti, fermerët do të përfitojnë mbështetje financiare në vlerë prej 400 deri në 750 euro për fermer, me qëllim të rritjes së efikasitetit, përmirësimit të prodhimit dhe përdorimit të teknologjive moderne në bujqësi.