Shoqata e Qumështoreve të Kosovës(SHQK), ka reaguar për siç kanë thënë që të gjithë ata që mashtrojnë duke shitur vaj palme për gjizë nuk duhet të ketë licencë për të ushtruar veprimtari.
Kjo, shoqatë ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veteranirisë që të mbyllë të gjitha furrat dhe byrektorët ku vërtetohet mashtrimi me yndyrë palme në vend të gjizës.
Ata thonë se kjo nuk mund të trajtohet më si një çështje e parëndësishme.
Postimi i plotë:
KUSH MASHTRON DUKE SHITUR VAJ PALME PĒR GJIZĒ NUK DUHET TË KETË LICENCË PËR TË USHTRUAR VEPRIMTARI !
AUV, MBYLLNI FURRAT DHE BYREKTORET KU VËRTETOHET MASHTRIMI ME YNDYRË PALME NË VEND TË GJIZËS!
A PO MASHTROHET NJË POPULL I TËRË?
Nëse mijëra furra dhe byrektore në Kosovë furnizojnë çdo ditë dhjetëra mijëra konsumatorë, atëherë shtrohet një pyetje jashtëzakonisht serioze:
SA QYTETARË PO PAGUAJNË PËR GJIZË NGA QUMËSHTI, NDËRSA NË TË VËRTETË MUND TË JENË DUKE KONSUMUAR ZËVENDËSUES ME YNDYRË PALME?
Kjo nuk mund të trajtohet më si një çështje e parëndësishme!
Nëse një biznes përdor me vetëdije yndyrë palme apo përzierje me yndyra bimore dhe ua shet konsumatorëve si gjizë të mirëfilltë, atëherë ky është MASHTRIM I QËLLIMSHËM I KONSUMATORIT!
Shoqata e Qumështoreve të Kosovës (SHQK) kërkon nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që të ndërmarrë menjëherë një aksion të gjerë kontrolli në furrat dhe byrektoret e Kosovës.
KËRKESA JONË ËSHTË E QARTË:
ASNJË FURRË APO BYREKTORE KU VËRTETOHET MASHTRIMI I QËLLIMSHËM DHE SISTEMATIK ME USHQIMIN NUK DUHET TË VAZHDOJË VEPRIMTARINË PA U PËRBALLUR ME MASAT MË TË RENDA QË PARASHEH LIGJI!
SHQK kërkon:
1. INSPEKTIME TË MENJËHERSHME në furrat dhe byrektoret në gjithë territorin e Kosovës.
2. ANALIZA LABORATORIKE për të identifikuar zëvendësuesit e padeklaruar të gjizës nga qumështi.
3. NDALIM TË MENJËHERSHËM TË SHITJES së produkteve të identifikuara si mashtruese, sipas procedurave ligjore.
4. MBYLLJE TË BIZNESEVE DHE HEQJE TË LICENCAVE APO APROVIMEVE, aty ku vërtetohen shkelje të rënda që i justifikojnë këto masa ligjore.
5. PUBLIKIM TË REZULTATEVE DHE EMRAVE TË SUBJEKTEVE SHKELËSE, në përputhje me ligjin, në mënyrë që konsumatorët të dinë se kush po i mashtron !
KUSH MASHTRON DUKE SHITUR VAJ PALME PĒR GJIZË, DUHET TË HUMBĒ LICENCËN!