Komuna e Prishtinës tashmë ka publikuar lista e përfituesve të serrave SMART prej 500 m²!.
Kjo është bërë e ditur nga ana e drejtoreshës së Bujqësisë në Komunën e Prishtinës, Jeta Rafuna.
Sipas Rafunës, për herë të parë në nivel të Kosovës, një komunë mbështet fermerët me serra SMART, të pajisura me sistem automatik të hapjes dhe mbylljes.
Postimi i plotë:
Një hap i madh drejt bujqësisë moderne në Prishtinë!
Është publikuar lista e përfituesve të serrave SMART prej 500 m²!
Për herë të parë në nivel të Kosovës, një komunë mbështet fermerët me serra SMART, të pajisura me sistem automatik të hapjes dhe mbylljes – më shumë teknologji, më pak punë manuale dhe kushte më të mira për prodhim.
Kryeqyteti po hap një kapitull të ri në bujqësi!
Bashkë me fermerët, drejt një të ardhmeje më moderne dhe më produktive.