Disa akuza për ngacmime dhe sulme seksuale kanë shkaktuar dorëheqjen e një ministri të Qeverisë indiane, emri i të cilit është më i përmenduri në lëvizjen #MeToo.
Pasi u përball me akuza e kërcënime nga ish-koleget femra, MJ Akbar, ministri i Punëve të Jashtme tha se kishte vendosur të jepte dorëheqjen për të sfiduar ‘akuzat e rreme’.
“Kam kërkuar drejtësi në një gjykatë, kështu që e konsideroj të arsyeshme që të largohem nga detyra dhe të hedh poshtë akuzat e rreme kundër meje”, tha ai.
Gjatë fundjavës, Akbar tha se do të shkojë në gjykatë për të pastruar fjalët që hidhen mbi emrin e tij, duke shtuar se do padisë akuzuesit për shpifje.