Ministri indian tregon arsyen si erdhi deri te aksidenti tragjik ku vdiqën 275 persona

Prishtinë | 04 Qer 2023 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Ministri i hekurudhave të Indisë, Ashwini Vaishnaw ka thënë që dështimi i sinjalit çoi në katastrofën hekurudhore në Odisha, me një “ndryshim në lidhjen elektronike” si shkak i mundshëm.

Ashwini Vaishnaw më vonë tha se shkaku dhe personat përgjegjës për përplasjen vdekjeprurëse të tre trenave në Indinë lindore ishin identifikuar, por nuk dha detaje, raporton BBC.

Ndërkohë numri i të vdekurve është rishikuar në 275 pasi disa trupa u numëruan dy herë, thanë zyrtarët.

Nga 1175 të lënduarit e dërguar në spital, 793 kanë dalë nga spitali, transmeton Insajderi.

Të ngjashme