Ministri Ismaili përuron Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 15:22 | Nga

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, mori pjesë në përuurimin e Qendrës së Mjeksisë Familjare në Vushtrri, e cila është qendra e katërt në këtë komunë ku qytetarët mund të kryejnë shërbimet e tyre, transmeton EkonomiaOnline.

Ky projekt është donacion nga Bashkësia Islame e Vushtrrisë dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim.

Ismaili në këtë përurim theksoi se me rritjen e buxhetit në shëndetësi do të krijojnë kushtet e duhura që qytetarët të kryejnë trajtimet në hapësirat ku jetojnë.

“Sot përuruam një Qendër të re në Vushtrri, duke shtuar në katër numrin e qendrave shëndetësore në këtë qytet. Kjo qendër, e cila do të mundë t’u shërbejë deri 10 mijë banorëve të Vushtrrisë, është donacion nga Bashkësia Islame e Vushtrrisë dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim. Me buxhetin e rritur për shëndetësi, ne do të krijojmë kushtet e duhura që qytetarët tanë të gjejnë trajtimet e nevojshme në hapësirat ku jetojnë“, tha Ismaili.

Image may contain: 7 people, people standing, suit and indoor

Image may contain: sky, tree, house and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme