Ministri izraelit: Irani mund ta sulmojë Izraelin nëse eskalon përplasja me SHBA-të

Prishtinë | 12 Maj 2019 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Energjisë në Izrael, Yuval Steinitz, ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të drejtpërdrejta të Iranit ndaj Izraelit, nëse thellohen tensionet midis Tehranit dhe Washingtonit.

Shtetet e Bashkuara kanë rritur presionin ekonomik dhe ushtarak mbi Iranin, me Presidentin Donald Trump që u bënë thirrje liderëve iranianë që të heqin dorë nga programet bërthamore, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Në rast të një përshkallëzimi të situatës midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, unë nuk e përjashtoj mundësinë që ata ta aktivizojnë Hezbollahun dhe xhihadin islamik në Gaza”, ka thënë ministri Steinitz.

“Ata gjithashtu mund të përpiqen të lëshojnë raketa nga Irani mbi shtetin Izraelit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme