Ministri i Jashtëm i Bosnjës: Nuk e njohim Kosovën

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 09:20 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Igor Crnadak, ka deklaruar se ky shtet nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Ai më tej ka theksuar se kjo çështje madje nuk do të vihet në shqyrtim, shkruan Vecernji Novosti.

“Bosnja dhe Hercegovina nuk është në fokusin e Evropës në termin e eskalimit të konfliktit, por që në terma politik, përherë ka tension”.

“Problemi më i madh mes marrëdhënieve të Bosnjës dhe Serbisë janë politikanët boshnjakë. Është në interes të tërë rajonit që të pranohet në Serbi, që të pranohet qëllimi i Serbisë për të qenë një fqinj i mirë, çka definitivisht e do, bashkë me Bosnjën, që të punohet në zgjidhjen e problemeve dhe të përkrahet Bosnja në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Crnadak më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme