Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Hoti, Vesel Krasniqi, i ka shprehur ngushëllime familjes Hazrolli pas ndarjes nga jeta të ish komandantit të UÇK-së, Shpejtimit.
“I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme të bashkëluftëtarit, bashkëvendasit dhe shokut tonë, Shpejtim Hazrolli”.
“Komandant Shpejtimi rrjedhë nga një familje atdhetare, ishte Komandant i UÇK-së, u shqua me trimërinë e tij dhe veprimtarinë e tij për çështjen kombëtare”.
“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hazrolli, bashkëluftëtarëve, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Shpejtimin. Lavdi jetës dhe veprës suaj Komandant!”, shkroi ai në Facebook.