Ministri Krasniqi thotë se vendimin për ndalimin e importin e vajit të palmës e mori pas kërkesave të shumta nga shoqata të ndryshme

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të vajit të palmës dhe importit të djathit dhe produkteve të ngjashme të djathit me yndyrë bimore (vaji i palmës).

Me këtë vendim obligohen mekanizmat inspektues të institucioneve të Kosovës që t’i inspektojnë dhe njëkohësisht edhe t’i obligojnë operatorët ekonomikë, që të bëjnë ndarjen e produkteve të qumështit me yndyrë bimore (vaj palme) prej atyre me origjinë shtazore nëpër pikat tregtare në tregun e Kosovës.

Krasniqi thotë se këtë vendim e ka marrë pas shumë kërkesave e diskutimeve, dhe konsultimeve me ekspertë.

“Me këtë vendim ndalohet edhe importi i djathit dhe produkteve tjera me përmbajtje të vajit të palmës”, ka shkruar Krasniqi.

Më poshtë vendimi i plotë:

Të ngjashme