Ministri Kuçi dhe përfaqësuesja e UNDP-së, Suokko, diskutojnë për rimëkëmbjen ekonomike
Prishtinë, 24.06.2020 – Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi e ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNDP, Maria Suokko.
Gjatë takimit, i cili ishte me karakter njohës, është diskutuar për gjendjen ekonomike në Kosovë të krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19.
Ministri Kuçi i ka prezantuar 9 masat e parapara nga Qeveria e Kosovës për rimëkëmbje ekonomike, për të cilat ka kërkuar ndihmë dhe bashkërendim të projekteve nga UNDP.
Kurse përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, Suokko premtoi se të gjitha aktiviteteve në ditët e ardhshme do t’i kenë të orientuara në asistencë të këtyre masave.
Po ashtu ajo e ka njoftuar Ministrin Kuçi për raportin që është në përfundim, mbi vlerësimin e ndikimit të pandemisë në ekonomitë familjare dhe në biznese.