Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.
Kuçi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se do të vazhdojë punë nga shtëpia, duke lutur qytetarët që të ketë kujdes të shtuar.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova POZITIV.
Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia.
Juve ju lutem të mbani maskën, respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar.
Blerim Kuçi