Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka përmendur Bashkimin Sovjetik duke cituar shifra të vendeve për kah numri i rasteve me koronavirus.
Ndonëse shprehur i paqartë, Latifi thotë se mesatarja javore në Evropë për kah rastet është 1,963.
Më pastaj, ai thotë se për dallim nga kjo, mesatarja javore e Bashkimit Sovjetik është 2,728 raste për një milion banorë.
“Mesatarja javore e Evropës është 1,963, ndërsa i Bashkimit Sovjetik është 200… është 2,728 raste për një milion banorë”, deklaron ai. Bashkimi Sovjetik u shpërbë në vitin 1991.