Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në seancën e jashtëzakonshme tha se javët e fundit ka pasur një rritje të vazhdueshme të rasteve me Covid-19 numri më i madh është shkaktuar nga varianti Omicron.
“Dje kemi arritur mbi 4 mijë të infektuar, ndërsa numri i të vdekurve e ka kaluar 3 mijë,. KJo nuk është diçka e re që ka ngja vetëm me shtetin tonë, por është e përbashkët për të gjitha vendet në Evropë me SHBA dhe të gjitha vendet në botë”
Latifi tha se vlerëson punën e stafit shëndetësorë, me një përkushtim të pashembullt.
Tutje ministri Latifi tha se sipas të dhënave të SHKUK dhe QKUK të gjitha spitale duke u trajtuar janë 181 pacientë, 149 me Covid-19 dhe vetëm dy në kujdesin intensiv.
“Ne duhet të ngrisim edhe numrin por edhe kualitetin e shërbimeve të kujdesit intensiv në Kosovë, si një nga shtyllat më të rëndësishme”
“Sipas të dhënave të djeshme ne kemi pasur mbi 130 mjek dhe 160 infermierë të infektuar.. ne kemi shkurtuar afatin e kthimit në punë në pesë ditë”
Latifi tha se në qendër të vëmendje duhet të kemi pacientin.