Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, ka folur pas mbledhjes së Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë në vend.
Latifi ka thënë se masat e reja anti-Covid do të merren varësisht nga situata epidemiologike në vend.
“Është çështje fluide dhe dinamike, të gjitha masat që do t’i marrim do të jenë konformë situatës epidemiologjike në vendin tonë”, ka thënë ai.
Duke krahasuar situatën në vende të ndryshme të botës të cilat po përballen me një valë të re të rasteve me COVID-19, Latifi tha se është shumë e mundshme që edhe Kosova të përballet me një valë të re shumë shpejt, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Është vështirë të parashihkohet se kur do të përballemi me një valë tjetër është shumë e mundshme që ne do të përballemi me një valë tjetër si vendet tjera. Aj çka është inkuarjuese është se Omicroni nuk është i rrezikshëm sa variantet e tjera”.