Ministri Latifi udhëton për në Austri për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për Kirurgji

Prishtinë | 15 Gus 2022 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi ka udhëtuar për në Austri, njofton ministria.

Sipas MSh-së, ai do të marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Kirurgji, “ku do të marrin pjesë shumë personalitete nga fusha e kirurgjisë dhe ku do të trajtohen të rejat e fundit në këtë lëmi shkencore”.
ADVERTISING

“Në këtë konferencë, Ministri Latifi do të flasë dhe bëj një prezantim për sistemin shëndetësor të Kosovës si dhe angazhimet e tij si Ministër i Shëndetësisë për transformimin dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor si dhe tema të tjera”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme