Ministri Lekaj nënshkruajti kontratën për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë

????????????????????????????????????
Prishtinë | 16 Shk 2018 | 15:42 | Nga

Ministri Pal Lekaj  në prezencë të deputetëve që vijnë nga Deçani, si dhe kryetarit të  Deçanit, ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve të rrugës Deçan-Plavë.

“Në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes së re për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në vazhdën e sukseseve të Qeverisë Haradinaj, në prezencen e deputetëve të parlamentit të Kosovës, që vijnë nga Komuna e Deçani dhe të kryetarit të Komunës, e nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve në rrugën Deçan – Plavë, e cila do të financohet me rreth 12 milion euro”, tha Lekaj.

Sipas tij Qeveria Haradinaj është e interesuar që të investoj në infrastrukturën rrugore në të gjithë vendin.

“Duke i uruar qytetarët e Deçanit për ketë zhvillim pozitiv, dëshiroj të them se, Qeveria Haradinaj është e interesuar që të investoi në infrastrukturën rrugore në të gjithë vendin, gjithnjë duke u bazuar në nevojen e qytetarëve, por edhe në strategjinë tonë për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit. Urime!”, ka thënë Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.​

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme