Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka ngushëlluar familjet që humbën familjarët e tyre në aksidentin e sotëm në rrugën Prishtinë – Gjilan.
“Çdo jetë e humbur është lajm i trishtuar për të gjithë. Jemi me familjet e të ndjerëve që humbën jetën në aksidentin e orëve të mbrëmjes në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan dhe ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta të gjithëve.
Të lënduarve, duke përfshirë këtu edhe ambasadoren e shtetit të Turqisë, Kivilicim Kiliç, shërim sa me të shpejt e kthim pranë , të tyre”, thuhet në ngushëllim e ministrit Lekaj adresuar familjarëve të viktimave.