Ministri libanez Shëndetësisë i Libanit, Firass Abiad ka thënë se të paktën të paktën 558 njerëz janë vrarë në dy ditë sulme ajrore izraelite.
Ai ka thënë se në personat e vrarë përfshihen 50 fëmijë dhe 94 gra, shkruan CNN.
“Ne mbetemi në luftë dhe mbetemi në presionin e sulmeve. Përgjegjësitë tona nuk kanë mbaruar”, është shprehur ai.
Ministri Abiad ka shtuar se edhe 14 ambulanca dhe kamionë zjarri ishin goditur nga forcat izraelite, derosa në total, 1 mijë e 835 njerëz janë plagosur nga sulmet.