Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Amar Gjota, nxënës i shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë.
Në telegramin e tij, ai ka thënë se lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit e kanë marrë me dhimbje të madhe.
Telegram Ngushëllimi:
Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Dardania” në Prishtinë, Amar Gjota.
Ndarjet si kjo e nxënësit të klasës së shtatë, në një moshë kaq të re, të lënë pa frymë!
Në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së Amarit, të afërmve, shoqeve dhe shokëve të klasës, mësimdhënësve të tij dhe shkollës “Dardania”!
Amari u prehtë në paqe!