Ministri me tri shtëpi që kushtojnë mbi 2 milionë euro, vetëm njërën e bleu 1.5 milion

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

I fundit Ministër që i është bashkuar Qeverisë Kurti është Rifat Latifi. Latifi i cili udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë ka publikuar pasurinë e tij në Antikorrupsion, ku është parë se ka shpenzuar 2 milionë e 500 mijë euro vetëm për shtëpi, raporton Express.

Sipas regjistrit për deklarimin e pasurisë, njëra prej shtëpive të Ministrit Rifat Latifi kushton 1 milion e 500 mijë euro. Sipërfaqja e saj është 1 mijë e 600 metra katrorë.

Por, kjo s’është shtëpia e vetme që ka në pronësi i Shëndetësisë në Kosovë.

Ai ka edhe dy shtëpi të tjera pushimi, që bashkë kushtojnë mbi 1 milionë euro. Njëra kushton 600 mijë euro, e tjetra 450 mijë.

Latifi posedon edhe një banesë në vlerë 130 mijë euro.

Shtëpi që kushton mbi gjysmë milioni euro ka edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët një shtëpi në vlerë 600 mijë euro. Shtëpia ka 300 metra katrorë, dhe Ministri ka thënë se e ka trashëguar nga prindërit.

Edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar një shtëpi, që e ka vlerësuar gjysmë milioni euro.

Mehaj ka thënë se shtëpia e tij ka 204 metra katrorë dhe se është blerë në vitin 2014.

Të ngjashme