Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim njoftues ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe zëvendësambasadoren e Austrisë në Kosovë, Eva Elizabeth Michlits.
Fillimisht, ministri Gashi e njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon Ministria e Punëve Brendshme.Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe për rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.
Me këtë rast, ai e falënderoi ambasadorin Pfandler për përkrahjen që ka dhënë Republika e Austrisë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizata të sigurisë në: INTERPOL dhe EUROPOL.
Në anën tjetër, ambasadori Pfandler theksoi se qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë.