Ministri Murati priti anëtarët e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 16:31 | Nga

Ministri i Diasporës, Valon Murati, priti anëtarët e udhëheqësisë së Kuvendit të të Rinjve të Kosovës.

Deniza Limani, kryetare e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, e njoftoi ministrin Murati për punën dhe prioritetet e këtij kuvendi, si avancimi i të rinjve në vendimmarrje për çështjet që i takojnë rinisë, luftimi i dukurive negative tek të rinjtë etj.

Në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimin e të rinjve tanë me ata në diasporë, veçanërisht me rrjetet e të rinjve dhe studentëve shqiptarë nga diaspora, por edhe nga vendi.

Gjithashtu, ministri Murati i inkurajoi të rinjtë që të marrin pjesë në aktivitetet që Ministria e Diasporës i zhvillon gjatë gjithë vitit, veçanërisht në muajt e verës, kur i organizon “Ditët e diasporës” .

 

Të ngjashme