Ministri Mustafa në mbështetje të bujqve të prekur nga dëmet e breshrit

Prishtinë | 23 Gus 2020 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vizituar sot fermerët e fshatit Drenoc të Komunës së Prishtinës, të cilët janë prekur nga dëmet e breshrit dhe reshjet e fundit të shiut që mbretëruan në vend.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Mustafa, ka parë nga afër gjendjen e bujqve, të cilët kanë pësuar dëme në veprimtaritë e tyre bujqësore.

Mustafa i ka njoftuar fermerët, se do të angazhohet që t’i kompensojnë dëmet e këtyre bujqve brenda mundësive buxhetore të Ministrisë, e gjitha kjo bazuar në listat e përpiluara nga komisionet komunale

Të ngjashme