Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur në takim ud- përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, AlessandraRoccasalvo. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme me UNDP-në në Kosovës.
Me këtë rast ministri Mustafa falënderoi përfaqësuesen e UNDP-së për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë në ngritjen e kapaciteteve për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe nëmbështetje tëprojektevetë përbashkëta.
Në këtë takim u diskutua edhe për projektet konkrete qëështë duke i mbështetur UNDP-sa, sa i përket procesit të legalizimit të armëve në Kosovë dhe mbështetjen sa i përket forcimit tëkapaciteteve për siguri kibernetike.
Ndërsa, AlessandraRoccasalvo e njoftoi ministrin për të arriturat dhe planet e projektit të Kosovës për Siguri (KSSP) të UNDP-së, i cili tashmë që 10 vite mbështet Ministrinë e Punëve të Brendshme në shumë fusha, si dhe u shpreh e gatshme për të mbështetur në projekte tjera MPB-në.