Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti sot në një takim kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma.
Në këtë takim u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë në komunën e Hanit të Elezit, me ç’rast ministri Mustafa theksoi se bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe atij lokal është shumë i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.
Ndërsa Suma e njoftoi ministrin Mustafa lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet kjo komunë, sa i përket situatës së sigurisë dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në këtë takim u diskutua edhe për përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile, në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile, sistem ky që u lehtëson qytetarëve pajisen me dokumente.