Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ua ka uruar besimtarëve mysliman festën e Fitër Bajramit.
Mustafa ka thënë se “vetëm fuqia shpirtërore na mundëson t’i mbesim besnik qëndrimit tonë, pa tundim, edhe atëherë kur ditët zgjaten vazhdimisht”.
Statusi i tij:
Besimtarë myslimanë, vetëm fuqia shpirtërore na mundëson t’i mbesim besnik qëndrimit tonë, pa tundim, edhe atëherë kur ditët zgjaten vazhdimisht e, për shkak të pandemisë, nuk mund të ndajmë me më të dashurit pastrimin shpirtëror të agjërimit e as lehtësimin e thyerjes së agjërimit në iftar.
Të dashur agjërues, me fat Bajrami dhe Zoti ua pranoftë dhe shpërbleftë agjërimin. Le të jetë sakrifica juaj feneri ynë në rrugëtimin plot mund drejt dashurisë hyjnore për njëri-tjetrin që përshkon kohën dhe historinë.