Ministri në Mal të Zi i bën thirrje Abazoviqit të japë dorëheqje nga qeveria që po rrëzon

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në emër të ministrave aktualë i ka bërë thirrje zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviq, që të japë dorëheqje, pasi sipas tyre, kjo do të ishte etike.

“Duke pasur parasysh që zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq paraqiti një iniciativë për rrëzimin e Qeverisë me ata që janë përgjegjës për ngecjen morale dhe ekonomike të Malit të Zi, për të cilën ai vetë foli pafundësisht, ne besojmë se është etike të jepet dorëheqja nga qeveria që po rrëzon”, shkroi Milatoviq në një postim në Twitter.

Deputetët e Lëvizjes Qytetare URA dhe partive opozitare kanë iniciuar sot votën e mosbesimit ndaj qeverisë së Malit të Zi, raporton Rtcg, përcjell Klankosova.tv.

Të ngjashme