Ministri i Bujqësisë nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa nuk e ka komentuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti, të iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.
Ai gjatë vizitës që i ka bërë komunës së Istogut ku ka shikuar nga afër dëmet që janë bërë në bujqësi nga reshjet e shiut, i pyetur për nga gazetarët për mocionin ka thënë se sot ka ardhur që të jetë pranë bujqve.
Ai ka premtuar ndihmë për bujqit që kanë pësuar dëme nga reshjet e shiut.
“Sot nuk e komentoj këtë fare, sepse jam ministër i Bujqësisë dhe kamë dalë që të jem pranë bujqve dhe komunave që kanë pësuar dëme. Edhe si qeveri qendrore do të bëjmë çka të mundemi për fermerët”, është shprehur Mustafa.