Ministri i Transportit në Norvegji, Ketil Solvik-Olsen ka dhënë dorëheqje nga puna e tij e deri tanishme, transmeton Klan Kosova.
Këtë veprim ai e bëri për të mbështetur gruan e tij në vazhdimin e karrierës së saj mjekësore pasi asaj i është ofruar një pozitë në një spital në SHBA.
“Kam qenë me shumë fat që e kishte pasur punën më të mirë në botë…Tani është radha e saj të jetë në gjendje të ndjekë ëndrrën e saj”, ka thënë Solvik Olsen, duke shpjeguar vendimin e tij në Facebook të enjten.
Sipas njoftimeve të mediave norvegjeze, politikani i Partisë Progresiste, Ministri i Naftës dhe Energjetikës, Terje Soviknes, është gjithashtu i vendosur të heqë dorë nga funksioni i tij për t’u përqendruar në politikën lokale.
Norvegjia u rendit e dyta nga 144 vende për barazi gjinore në Raportin Global të Gjinisë 2017 të Forumit Ekonomik Botëror.